Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me armë zjarri adoleshentin, ndalohet 36-vjeçari në Vlorë


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur një 18-vjeçar me iniciale J.R., i cili është qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta nga 36-vjeçari me iniciale Q.M.

Adoleshenti është dërguar në spitalin e Traumës ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi

Më datë 23.08.2020, rreth  orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë një 76-vjeçar në Sukth është gjetur i vdekur në banesë. Sipas policisë, personi me iniciale Gj.N., dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Njoftimi

“Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet  i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *