Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Korçë, arrestohet autori i dyshuar


Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar shtetasin me iniciale R.M.

I plagosur ka mbetur një 42-vjeçar me iniciale K.R i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10 të qytet.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:

Korçë

Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 23.08.2020, rreth orës 20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojrash, gjatë një konflkti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *