Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Luiziana vret të riun me ngjyrë me thikë në dorë, shpërthejnë protestat (Video)


Policët në Lafayette, Luiziana kanë qëlluar dhe vrarë një njeri që i rezistoi arrestimit dhe u përpoq të hynte në një dyqan karburanti ‘të armatosur me thikë’, duke shkaktuar një valë të re zemërimi për brutalitetin e policisë dhe ‘racizmin sistemik’.

Policët e departamentit të policisë Lafayette iu përgjigjën një thirrjeje shqetësuese, lidhur me një burrë me thikë në një pikë karburanti rreth orës 8 të mbrëmjës të së premtes.

Kur ata u përpoqën të kapnin të dyshuarin, i identifikuar si 31-vjeçari Trayford Pellerin, ai dyshohet se injoroi urdhrat e përsëritura për t’u dorëzuar si dhe disa të shtëna me taser.

Incidenti shqetësues u kap në disa video që treguan se një burrë po largohej nga një grup policësh drejt hyrjes në një dyqan. Dëshmitarët mund të dëgjoheshin duke bërtitur ‘Ai ka një thikë’, ‘Shtrihu në tokë’ dhe ‘Ata do ta qëllojnë atë’ para të dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Disa grupe aktivistësh organizuan një protestë në vendin e të shtënave të shtunën, ndërsa Unioni Amerikan i Lirive Civile të Luizianës e quajti incidentin ‘vrasje brutale’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *