Një punonjës i Ministrisë së Brendshme ka denoncuar te ish-kryeministri Berisha, synimin e kryeministrit Rama për sekuestrimin e arkivit dhe serverit të Ora News.
Sipas tij, vendimi është diskutuar të premten por askush nuk ka marrë përsipër ekzekutimin e tij pasi është i paligjshëm.
Më tej, zyrtari i ministrisë shkruan se sekuestrimi i arkivit është për të asgjësuar çdo dokument e video kompromentuese që Ora News ka për kryeministrit Rama, kryebashkiakun Veliaj e ministrat e qeverisë.
Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha.
Ora News është tani për tani nën administrim shtetëror pas sekuestros me kërkesë të SPAK-ut lidhur me hetimet ndaj biznesmenit Ylli Ndroqi.
Denoncimi
“Edvin Hajduti urdhëron sekuestrimin e arkivit dhe serverit te Ora News! Ai ka tmerr, do të zhduken të gjithe dokumentet që në gjykatë ndërkombëtare faktojnë vjedhjet e tij e të Velisë dhe narkoministrave të denoncuara nga Ora News. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb
Doktorr ju uroj shendet
Une Jam punonjes i ministrise se brendshme. Te premten eshte bere debat pasi po kerkohet me ngulm sekuestrimi i arkivit dhe serverit tè ora njuz. Urdhri eshte i prer nga siper fare per sekuestro, por askush nuk e merr persiper ta ekzekutoj se eshte i jashtligjshem.
Po behet gati aksion i antiligjor ndaj ora njuz duke i sulmuar edhe me tatimet. Synimi eshte marrja e arkivit per te asgjesuar cdo dokument dhe video qe disponon ai televisione dhe qe jane kompromentuese per Ramen,Veliun,e ministra.Ne jemi ne presion shume te madhe qe te kryejm akte te paligjeshme.Ju drejtohem ju me shprese qe te ngrini zerin dhe ne te shpëtojme nga pressioni. Zoti te dhente shendet. Anonim te lutem.”