Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari lajmëron krijimin e një partie të re


Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka njoftuar nismën për krijimin e një partie të re politike në muajt në vijim.

Në një postim në Instagram, Hajdari shkruan se projekti i ri politik që po përgatitet me ajkën e qytetarëve do bashkojë së pari rininë studentore.

Më tej ajo shkruan se beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të qytetarëve.

Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje të ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm.

Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit.” – shkruan Hajdari në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *