Vandalë të panjohur kanë shkatërruar një mur përkujtimor në fshatin francez Oradour-Sur-Glane, që pa masakrën më të madhe të vendit ndaj civilëve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet franceze u zotuan se do i gjenin përgjegjësit.
Grafitet fyese u zbuluan në murin përkujtimor në hyrje të Qendrës së Kujtimit.
Vandalët shkarravitën mbishkrimin ‘Fshati Dëshmor ’, duke spërkatur në vend të tij shprehjen ‘Fshati Mashtrues’.
Grafitet gjithashtu lexojnë ‘Reynouard ka të drejtë’, në kujtim të Vincent Reynouard, një revizionist i shquar francez, mohues i Holokaustit dhe përkrahës i neo-nazizmit, i burgosur vazhdimisht për qëndrimet e tij.
Incidenti është dënuar nga zyrtarët e lartë të Francës, të cilët u zotuan të identifikojnë ata që janë përgjegjës dhe t’i nxjerrin para drejtësisë.
Fshati u sulmua dhe u shkatërrua nga një divizion SS në qershor 1944, menjëherë pas zbarkimit të aleatëve në Francë në të famshmen D-Day. Trupat naziste bashkuan morën 642 fshatarë, i futën brenda një kishe dhe më pas i vunë zjarrin gjithë fshatit.