Maqedonia e Veriut ka regjistruar 78 raste të reja me koronavirus nga 860 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13673 qytetarë të infektuar. 10150 tashmë e kanë kaluar sfidën shëndetësore të përballjes me këtë sëmundje, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë natës së kaluar 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 68 vjeçare nga Kumanova, një 71 dhe një 83 vjeçar nga Gostivari dhe viktima e katërt është një 73 vjeçare nga Tetova.
Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup.