Në pritje të hapjes zyrtarisht të merkatos më datën 1 shtator, drejtuesit e Arsenalit kanë arritur marrëveshjen për blerjen përfundimtare të dy futbollistëve që ishin në huazim, mbrojtësve Pablo Mari Villar dhe Cedric Soares.
Të dy ishin vënë në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta në janar të këtij viti dhe ndonëse luajtën shumë pak deri në fund të sezonit, morën miratimin e trajnerit spanjoll për të vijuar aventurën e tyre te “topçinjtë”.
Lajmi e ka dhënë vetë klubi londinez në faqen zyrtare, ku raporton se është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit me mbrojtësin 26-vjeçar spanjoll Pablo Mari Villar dhe 29-vjeçarin portugez Cedric Soares.