Vendosni fjalën kyçe....

Gjesti heroik, mjekja në Indi shpëton pacientin me Covid-19 që po tentonte vetëvrasjen (Video)


Një mjeke në një spital indian është përshëndetur si heroinë teksa shpndaloi ëtoi një pacient të prekur nga Covid-19 të hidhej nga kati i katërt i spitalit.

Në pamjet video të publikuara në rrjetet sociale shfaqet mjekja e veshur me kostumin e plotë kundër Covid-19 që del nga dritarja e dhomës dhe përpiqet të bindë pacientin e shqetësuar me Covid-19 që të mos hidhet në tokë.

Ngjarja ndodhi në Spitalin ‘Netaji Subhash Chandra Bose’ në qytetin qendror të Jabalpurit. Policia erdhi menjëerë në vendin e ngjarjes megjithatë pas një bisede me mjekët, pacienti ndryshoi mendje dhe vendosi të mos hidhej, tha spitali në një deklaratë.

Edhe pse motivet që e shtynë pacientin të provonte hedhjen nga kati i katërt janë të paqarta, veprimet e tij duken si një përpjekje vetëvrasjeje.

Hulumtime të ndryshme tregojnë se pandemia e Covid-19 ka çuar në një rritje të sëmundjeve mendore dhe vetëvrasjeve në Indi për shkak të ankthit dhe depresionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *