Vetëm një javë pas aksidentit të rëndë pistën e Red Bull, piloti i skuderisë Yamaha në MotoGP, Maverick Vinales, përjetoi një tjetër përvojë të frikshme, pasi u detyrua të zbriste nga motori teksa ishte me 214 kilometra në orë.
Vinales dhe garuesit e tij të tjerë në MotoGP u kthyen në pistën austriake për herë të dytë, kësaj here për Grand Prix Styrian.
Vinales ishte duke u afruar me shpejtësi në kthesë por kur hyri në zonën e frenimit, mesa duket frenat nuk i mbajtën dhe ai u hodh në tokë duke e lënë motorin të ecte edhe për disa metra pa pilot.
Në kohën e rrëzimit Vinales ishte duke ecur shpejtësi rreth 215 kilometra në orë.