Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, është prekur nga Covid-19. Lajmi është pohuar nga sekretarja e saj e shtypit Marina Soroka.
“Ajo është në gjendje të rëndë. Burri dhe vajza e saj gjithashtu janë infektuar.” – shkroi Marina Soroka në Facebook. Ajo nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme nëse Timoshenko po kurohej në shtëpi apo ishte shtruar në spital.
Timoshenko është deputete e parlamentit ukrainas dhe drejtuese e ‘Batkivshchyna’, një nga partitë më të mëdha politike të vendit.
Ajo bashkë-drejtoi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë kryeministre në Ukrainë, duke shërbyer në zyrë nga 24 janari deri më 8 shtator 2005 dhe përsëri nga 18 dhjetori 2007 deri në 4 mars 2010.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, Timosheno u rendit në vendin e tretë pas presidentit të tanishëm Volodymyr Zelenskiy dhe ish-presidentit Petro Poroshenko.