Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Tikhanovskaya po i bën deklaratat në anglisht, opozita do një Ukrainë të dytë


Disa figura brenda opozitës në Bjellorusi dëshirojnë të shohin ‘gjakderdhje” në vend, ka thënë Sergey Lavrov, duke shtuar se kandidatja e mërguar e opzitës, Svetlana Tikhanovskaya, po tërheq më shumë audiencën perëndimore sesa atë vendase.

Duke folur në një forum arsimor rinor të dielën, ministri i Jashtëm rus preku trazirat e vazhdueshme në Bjellorusinë fqinje.

“Bjellorusët do të vendosin vetë se si të dalin nga kjo situatë.” tha Lavrov, duke shtuar se ka ‘shenja të qarta se situata atje është duke u stabilizuar’.

“Në të njëjtën kohë, unë e di se jo të gjithë e pëlqejnë dhe ka nga ata që duan që këtë prirje normale, paqësore si po zhvillohen ngjarjet në Bjellorusi, të bëhen të dhunshme, të derdhin gjak dhe ta kthejnë atë në një skenar ukrainas.”

Ministri i Rusisë tha se një numër i figurave të opozitës bjelloruse, përfshirë vetë Tikhanovskayan, duket se janë më të interesuar të tërheqin audiencë perëndimore kohët e fundit, me sa duket në një përpjekje për ta mbajtur situatën të irrituar.

Prapëseprapë, Lavrov nuk e përjashtoi që Tikhanovskayas i është ‘bërë presion’ për një sjellje të tillë.

“Tikhanovskaya, me sa duket nuk u lejua të qetësohej. Ajo filloi të bëjë deklarata politike, mjaft të ashpra, duke kërkuar të vazhdojë greva, protesta. Dhe është mjaft e veçantë që ajo po i bën gjithnjë e më shumë deklaratat e saj jo në rusisht, jo në bjellorusisht, por në anglisht.” – shtoi Lavrov.

Protestat masive filluan në Bjellorusi në 9 gusht, pas zgjedhjeve presidenciale në të cilat presidenti për një kohë të gjatë, Aleksandër Lukashenko, mori mbi 80 përqind të votave, sipas shifrave zyrtare.

Opozita e vendit pretendoi se rezultati ishte falsifikuar. Tikhanovskaya pretendoi fitoren, por më pas u largua nga vendi për në Lituani menjëherë pas votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *