Në mes të një përpjekjeje të re diplomatike, të udhëhequr nga Berlini, për të ulur tensionin midis Greqisë dhe Turqisë, Athina ka bërë të qartë se perspektiva e Ankarasë për veprimtari eksploruese në zonat në jug ose në lindje të Kretës janë një vijë e kuqe për të.
Athina është në bisedime me Parisin për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale ndërsa Spanja dhe Britania e Madhe janë të interesuara të furnizojnë Greqinë me fregata, shkruan ‘Kathimerini’.
Përkundër këtij sfondi, kjo javë vlerësohet vendimtare pasi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do vizitojë Athinën dhe Ankaranë të martën si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit të Berlinit për rifillimin e një dialogu turo-grek.
Nga ana e saj, Athina ka theksuar se është e paimagjinueshme që dialogu të fillojë për sa kohë që flota turke është akoma e vendosur në Egje dhe Mesdheun Lindor.