Një mrekulli ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare është shpëtuar në mes të detit, ku qëndronte e hipur mbi kamerdaren e saj.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një qytet pranë Patras ku e mitura është pikasur nga një traget linje.
Dyshohet se fëmija me kamerdaren janë tërhequr në det të thellë nga rrymat detare ndërsa prindërit kanë dhënë alarmin për zhdukjen e fëmijës.
Policia ka nisur kërkimet si dhe u ka bërë thirrje të gjitha mjeteve lundruese në zonë që të kërkojnë për të miturën. Fatmirësisht për të, është pikatur nga një traget linje që e ka marrë me vete në bord duke i shpëtuar jetën.