Humbja e PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve nuk është pritur mirë nga tifozët e ekipit francez.
Në disa zona të kryeqytetit francez ka pasur përplasje me tifozëve e policisë e disa persona janë arrestuar.
Ndërkohë në Marsejë, qindra persona janë gëzuar për humbjen e PSG-së në finale. Ata kanë dalë në rrugë duke kënduar e bërtitur për humbjen e rivalëve në kampionatin francez.
Një pjesë e tyre kishin veshur fanelën e ekipit që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1993, i vetmi ekip francez që ka mundur të fitojë një Ligë Kampionësh.
[/starlist]