Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Zagorçan të Pogradecit.
Dyshohet se shkak për plagosjen ka qenë një konflikt i çastit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet i shtruar në reaminacion.