Ministrja Spiropali është shfaqur në bashkinë e Kamzës, që drejtohet nga ish-deputeti i PS-së, Rakip Suli pas votimeve të 30 qershorit të vitit të shkuar.
Bashkë me të, në zyrën e Sulit ishte edhe deputeti Eljo Hysko, i futur në Kuvend nga listat shtesë të PS-së. Ky i fundit para pak kohësh u prek nga Covid-19 por e kaloi sëmundjen.
Dyshja e ka finalizuar vizitën në bashkinë e Kamzës me një fotografi të kompozuar në mënyrë gati-gati simetrike ku Spiropali qëndron në mes me një pozë të rëndë.
Në krah të djathtë është Hysko, në të majtë kryebashkiaku Suli ndërsa pas saj qëndrojnë 5 gra, punonjëse të Bashkisë, të gjithë me maska.