Vendosni fjalën kyçe....

Prangosen dy në Tiranë, dhunonin të miturën dhe e shfrytëzonin për prostitucion


Dy persona janë ndaluar nga policia pasi akuzohen se nëpërmjet kërcënimit e dhunës shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare.

Në pranga kanë rënë 31-vjeçari me iniciale G.M. e 27-vjeçarja me iniciale E.M., banues në Tiranë.

Sipas policisë ata e dhunonin dhe kërcënonin të miturën duke e detyruar që të prostituonte.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
  • E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *