Protestuesit sulmuan një gjykatë në Wisconsin, SHBA dhe hodhën bomba Molotov e tulla ndaj forcave të policisë.
Ata arritën të depërtojnë pengesat e policisë dhe të sulmojnë gjykatën lokale duke shkatërruar katin e parë të saj.
Pas raportimit të grabitjeve në zonë që pasuan sulmin ndaj gjykatës, policia mbërriti në vendin e ngjarjes por u sulmua me tulla e bomba Molotov.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale duket një turmë e madhe personash rreth një makine patrullimi të policisë.
Më pas ata hodhën disa bomba Molotov ndërsa pak sekonda më vonë një oficer rrëzohet befas në tokë pasi dyshohet se u godit me një tullë.