Dikur në prag të falimentimit, një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave elektrike në Kinë po ecën përpara me planet për t’u zgjeruar në Evropë dhe më gjerë.
Nio, i cili u bë publik në bursën e Sh.B.A gati dy vjet më parë, është me siguri konkurrenti më i ngushtë i Kinës me Tesla. Aksionet e sipërmarrjes kineze ranë më shumë se 80% nga niveli i tyre vitin e kaluar ndërsa u përballën me shumë probleme financiare.
Pastaj në mes të shpërthimit të koronavirusit, Nio njoftoi bisedime për financimin me qeverinë e qytetit Hefei në Kinën juglindore që më vonë rezultoi në një shpëtim prej 7 miliardë juan (1 miliard dollarë) nga investitorët, përfshirë entitetet e mbështetur nga shteti.
Ndërkohë, dorëzimi i automjeteve shënoi rekordin prej 3.740 mjetesh në qershor dhe arriti në 10,000 për tremujorin e dytë, sipas Nio. Aksionet janë rritur më shumë se 240% deri më tani këtë vit.
“Shpresojmë që në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të fillojmë të bëjmë disa përpjekje paraprake në disa vende që janë më mikpritëse për automjetet elektrike”, u tha gazetarëve William Li, themelues dhe kryetar i Nio.
“Shpresojmë të fillojmë me Evropën,” tha Li. Ai nuk pranoi të emërojë shtete specifike, por tha se përgatitjet tashmë janë duke u zhvilluar për planin e Nio për të hyrë në tregjet kryesore globale deri në vitin 2023 dhe 2024.
Nio ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar me ambiciet e saj globale nëse do të përputhej me shkallën e Tesla të Elon Musk.