Vendosni fjalën kyçe....

“Shkollat do vendosin organizimin e mësimit sipas kushteve, në shumë qytete orët nga 30 minuta” – Zyrtarja e ministrisë


Shkollat do e vendosin vetë sipas kushteve zhvillimin e mësimit pas nisjes së vitit të ri shkollor në mes të shtatorit, ka thënë drejtoresha e politikave në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën ‘Opinion’ në News24, ajo ka thënë se udhëzuesi i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ka shkuar në shkollat e vendit dhe do jenë drejtorët e shkollave që do vendosin organizimin e mësimit, ndarjen e klasëve dhe orët e mësimit.

Sipas saj në pjesën më të madhe të qyteteve orët e mësimit do jenë nga 30 minuta.

Po ashtu ajo deklaroi se nga data 1 shtator është përgjegjësia e shkollave që të informojnë prindërit mbi pikat e udhëzuesit të ministrisë.

“Ky do jetë një vit shkollor ndryshe nga vendet e tjera. Do jenë të angazhuara të gjitha strukturat. Nëse nxënësit do të kthehen në shkollë, do të jenë të sigurt. Drejtoritë e shkollave, kanë bërë një draft plan të ndarjes së klasave dhe orëve mësimore, për të gjitha lëndët dhe klasat që kanë në dispozicion. Nga 1 shtatori shkollat informojnë prindërit. Në kuadër të këtij protokolli, për disa shkolla duhet riorganizim i klasave dhe orëve mësimore. Është konsultuar dhe me aktorë të tjerë. Që do të jetë në draftin që po diskutojmë ne. në këtë program që kemi hartuar, i është lënë drejtorëve lirshmëri të vendosin si do të bëhet mësimi. Sepse ka shkolla me klasa të mëdha, ka me klasa të vogla. Në qytetet e mëdha do të ketë turne dhe nënturne. Mund të ketë edhe orë mësimore online.” – tha Gjini.

Ajo tha më tej se në ciklin e ulët mësimit do bëhet paradite ndërsa në atë të mesëm, pasdite. Po kështu Gjini pohoi se në pjesën më të madhe te qyteteve orët e mësimit do jenë nga 30 minuta.

“Drejtorët e shkollave po bëjnë organizimin. Siç e thashë ka lirshmëri, ka fleksibilitet. Për shkollat e mëdhaja, do të ketë turne paradite dhe pasdite. Do të bëjnë nxënësit lëndën kryesore, cikli i ulët të jetë paradite, cikli i mesëm pasdite. Por në udhëzuesin, është lënë mundësia që të bëhet mësim edhe jashtë. Në disa shkolla do të ketë edhe orare të shkurtuara. Në pjesën më të madhe të qyteteve orët e mësimit 30 minuta. Nuk do të ketë pushim të madh apo të gjatë, por në shkollat ku orët janë të plota do të ketë dhe pushim të gjatë.” – shtoi Gjini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *