Tre persona janë ndaluar në Durrës pasi akuzohen për dhunë në familje.
Në pranga kanë rënë 30-vjeçari me iniciale A.Ll., 36-vjeçari me iniciale E.I. dhe 56-vjeçari me iniciale K.U.
Tre personat në fjalë akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe ndalohet një 36-të vjeçar i shpallur në kërkim , për veprën penale ” Dhuna në familje”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.U., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.