Presidenti turk Erdogan tha të hënën se marina e Turqisë nuk do të tërhiqet pasi Greqia kërkon ‘të mbjellë kaos’ në Mesdheun lindor, ku vendet kanë vendosur anijet e luftës në një përballje përshkallëzuese mbi pretendimet e burimeve të hidrokarureve në rajon.
“Ata që e ndërsejnë Greqinë dhe e hedhin atë përpara marinës turke, nuk do të qëndrojnë prapa saj, por do fshihen.” – tha Erdogan pas një takimi të kabinetit qeveritar.
Ai shtoi se Athina nuk kishte të drejtë të transmetonte pajisjet detare të navigacionit dhe motit, të njohur si Navtex, në zonat e pretenduara nga Ankaraja.
“Greqia e ka deklaruar Navtex-in e saj në mënyrë të paligjshme dhe në një mënyrë të llastuar. Me këtë qasje, Greqia ka mbjellë një kaos nga i cili nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë.” – shtoi Erdogan.