Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Nëse AAK-ja nuk merr një nga postet kryesore, shkojmë në zgjedhje


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duket se nuk ka mdëmend që të heqë dorë për postin e presidentit.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me LDK-në nuk e kanë pasur presidentin në klauzolë kur e kanë formuar koalicionin.

Me publikimin e aktakuza ndaj zotit Thaçi ne kemi pasur diskutime të brendshme se çfarë të bëjmë nëse aktakuzat konfirmohen. Bazuar në këto rrethana të krijuara ne mendojmë se duhet të kemi një nga tri përgjegjësitë e para që të jemi në vendimmarrje”, tha ai.

Kryetari i AAK-së thotë se ai nuk e vë në dyshim besnikërinë ndaj koalicionit qeverisës.

Unë nuk e kushtëzoj koalicionin me postin e presidentit, por kur të vijë koha e zgjedhjes se presidentit unë nuk kam obligim ndaj koalicionit”-tha ish-kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *