Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kandidatja presidenciale në mërgim takon zëvendësin e Pompeos, diskutojnë për demokracinë në Bjellorusi


Ish-kandidatja presidenciale në mërgim, Tikhanovskaya, ka takuar zëvendësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, për të diskutuar ‘ mbi forcimin e demokracisë’ në Bjellorusi.

Takimi mes Tikhanovskayas e Stephen Biegun është zhvilluar të hënën në Vilnius të Lituanisë, atje ku kandidatja e opozitës u largua pas zgjedhjeve në Bjellorusi.

Ky takim është pritur me shqetësim në Moskë teksa kjo e fundit u ka kërkuar vendeve perëndimore që të mos i fusin hundët në Bjellorusi, që konsiderohet aleate e Rusisë.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit tha se Biegun kishte diskutuar ‘forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në vend’ me Tikhanovskaya në Vilnius.

Deklarata e përshkroi atë si ‘lidere të opozitës’ dhe vijoi duke ‘pohuar angazhimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë dhe të drejtën sovrane të njerëzve të saj për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

Biegun gjithashtu u takua me Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius, Ministrin e Mbrojtjes Raimundas Karoblis dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar situatën në Bjellorusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *