Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi rezervuar vaksinat kundër Covid-19, do rrisim konsiderueshëm pagat e personelit mjekësor”


Kreu i qeverisë tha sot se qeveria ka bërë rezervimin për vaksinën kurdo që ajo të dalë duke i quajtur fantazi të çmendura debatet në rrjetet sociale lidhur me të.

Rama theksoi gjatë vizitës në spitalin Infektiv se qeveria ka marrë masa për shtimin e vaksinave të gripit gjatë sezonit për kategoritë më në nevojë pasi kjo sipas tij do jetë një ndihmë më shumë kundër pandemisë.

“Ajo që vlen të thuhet është që nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur. E di shumë mirë se jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministren, se çfarë është bërë kur vjen gripi i stinës. Kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese, që të lehtësojmë gripin e stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm. Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e Facebook, që flasin për çipa, që do ju përgjojnë, ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.” – tha ndër të tjera kryeministri.

Më tej kryeministri tha se qeveria do rrisë pagat e personelit mjekësor duke nisur nga viti 2021 duke shtuar se mjekët e infermierët që përballen në vijën e parë me pandeminë Covid-19 do e përfitojnë rritjen që e quajti të konsiderueshme duke shtuar se qeveria ka ndërmarrë masa për të frenuar largimin e mjekëve nga vendi.

“Duam të realizojmë një rritje të konsiderueshme pagash, jo 5 apo 7%. Do bëjmë një rritje pagash të konsiderueshme, ende po kalkulojmë për shumën. Përtej bonuesit 1 mijë euro, që ju si në vijën e parë do t’i merrni deri në fund, do të jeni në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Këtë duam ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti të gjithë ju të keni një rritje në pagë. Është një objektiv i detyruar. Ne kemi ndërmarrë masa të caktuara, që të mos i lëmë mjekët të largohen.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *