Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet prishja e banesave në Tiranë, qytetari qëllon me tjegulla nga tarraca: Dua lekët e mia, kriminela (Video)


Një qytetar ka hipur mbi tarracën e shtëpisë së tij për të kundërshtuar prishjen e saj.

Ngjarja po ndodh në zonën e njohur si Vasil Shanto në Tiranë. Qytetari, i cili pretendon se banesa e tij po prishet në mënyrë të paligjshme dhe se nuk është dëmshpërblyer për të, shihet teksa qëllon me tjegulla ekskavatorin e IMT-së.

“Po mbroj shtëpinë time. Dua lekët. Kriminela.” – dëgjohet duke thënë qytetari.

 Në zonën është parashikuar zgjerimi i rrugës dhe plani përfshin edhe shtëpinë e qytetarit i cili kërkon dëmshpërblimin e pronës së tij.

Siç duket nga pamjet në aksion përveç punonjësve e fadromave të IMT-së ka marrë pjesë edhe policia bashkiake dhe ajo e rendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *