Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në ishullin grek, mbrojtësi i Man.United shpallet fajtor


Hary Maguire është shpallur fajtor për sulm të rënde, për rezistim ndaj arrestimit dhe përpjekje për ryshfet nga një trup gjykues i përbërë prej tre peronave në ishullin grek Syros

Mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, i cili paguhet me 190 mijë funte në javë i mohoi të gjitha akuzat para gjykatës dhe ka të drejtën e apelimit të vendimit.

Maguire, i cili është ftuar nga Kombëtarja e Anglisë të martën gjatë kohës kur gjyqi vazhdohej, supozohet se i ka thënë një polici “A e di kush jam unë? Jam shumë i pasur. Mund të ju jap juve para”,  gjykata i dëgjoi këto pasi që lojtari ishte në gjykim disa ditë pasi u arrestua thuhet se ka sulmuar dhe i ka ofruar mito një polici.

Gjykimi i mbrojtësit të Unitedit ka nisur sot në ishullin grek, Syros.

Ai është përfaqësuar nga nga Alexis Anagnostakis, njëri prej avokatëve kryesor për të drejtat e njeriut.

27-vjeçari u lirua nga paraburgimi të shtunën, pasi ishte arrestuar të enjten në ishullin Mykonos, pas një përleshjeje me zyrtarët policorë.

Maguire nuk është i obliguar të paraqitet personalisht në gjykatë dhe thuhet se është deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Anagnostakis thotë se Maguire u shkelmua në këmbë nga zyrtarët policorë, të cilët i kishin thënë: “Karriera juaj ka përfunduar”.

Anagnostakis tha sot para gjykatës në Syros: “Dy burra shqiptarë iu afruan motrës së Maguire, Daisy, e cila i humbi ndjenjat menjëherë pasi u injektua me një substancë të panjohur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *