Pas humbjes ndaj Bajernit në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi Tiago Silva deklaroi se ajo ishte ndeshja e fundit e tij me PSG-në.
Edhe pse në moshën 35-vjeçare, braziliani ka ende fuqi në këmbët e tij dhe oferta nuk ka munguar.
Siç shkruan Sportmediaset, që citon mediat britanike e braziliane, Silva pritet të nënshkruajë për Çelsin në Premierligën.
Klubi londinez i ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh për një sezon me mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër. Pritet që palët të nëshkruajnë kontratën brenda kësaj jave.