Moo
Juventusi raportohet që ka ofruar mesfushorin veteran Sami Khedira te Roma si pjesë shkëmbimi për sulmuesin e tyre Edin Dzeko
Sipas Corriere dello Sport, gjemani është bërë pjesë e negociatave që të shkëmbehet me boshnjakun gjatë kësaj vere.
Juventus do ta ndjek të njëjtin plan si me Blaise Matuidi duke shkëputur kontratën e Khediras me pajtim të dyanshëm.
Megjithatë, si Gonzalo Higuain, Khedira është duke u përpjekur që ta bllokojë këtë lëvizje dhe të jetë në Torino edhe për një sezon.
Juve nuk e ka sekret se ata dëshrojnë që ta bëjnë një partnership mes Dzekos dhe Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas, por Roma ka kërkuar 20 milionë euro për këtë transfer.
Shuma mund të zvogëlohet nëse në marrëveshje hynë edhe Khedira, shkruar gazeta Corriere dello Sport.