Një numër i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat janë skeptike në pyetjen nëse Kosovës duhet t’i jepet drita e gjelbër për lëvizjen e lirë në zonën Schengen kanë kërkuar nga Komision i Evropian një rivlerësim të vendimit të tyre përmes të cilit ishte konstatuar se Kosova ka plotësuar kriteret e kërkuara.
Megjithatë nga Komisioni Evropian ka ardhur një përgjigje e menjëhershme, duke thënë se ata i qëndrojnë prapa vlerësimit të tyre që Kosova ka përmbushur kushtet dhe se tashmë u përket shteteve anëtare që ta shtyjnë këtë çështje përpara.
“Komisioni ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuar për liberalizim të vizave. Ne qëndrojnë prapa këtij vlerësimit. Pas votimit, tashmë është në dorë të shteteve anëtare për të shtyrë këtë çështje përpara. Ne inkrujajojmë ata që të vazhdojnë me heqjen e regjimit të vizave”, ka thënë Christian Wigand, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Kërkesën e disa shteteve anëtare drejt Komisionit Evropian, e ka zbuluar dje Sekretari i Brendshëm i Gjermanisë, në letrën që i ka kthyer eurodeputetes Viola von Cramon Taubadel.