Me tensione është shoqëruar protesta e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej disa muajsh tashmë kërkojnë pagat e prapambetura.
Ata kanë kapërcyer portat duke provuar të futen në mjediset e uzinës. Në vend kanë mbërritur forca të shumta policie që po mbikëqyrin protestën.
Punonjësit kanë thënë se se kanë një vit pa marrë pagat, ndërkohë që nuk është respektuar asnjë kontratë me ta.
“Janë mbledhur punonjësit se i ka ndaluar policia dhe aty prisnin që të vinte pronari, por nuk erdhi. Kryetarin e sindikatës e kanë marrë në polici. Kemi një vit pa marrë paga. Zoti Rama do t’i paguajmë dritat. Thonë do vimë sot, do vimë nesër. Thonë që është një maqedonas e nuk dimë asgjë, kemi tre muaj. Kemi që në shtator, jemi pa bukë, jemi me kredi, me fëmijë. Nuk e marrim vesh çfarë bën ky shtet me ne.” – thotë njëri nga punonjësit.
(Video Credit: Syri)