Vendosni fjalën kyçe....

KLSH-ja thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet abuzive në administratë


Kontrolli i Lartë i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet abuzive.

Në deklaratë, KLSH-ja u kërkon qytetarëve që denoncimet lidhur me abuzimin në administratë të adresohen pranë këtij institucioni.

Në deklaratë bëhet me dije gjithashtu se KLSH-ja garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj.

“Duke marrë shkas nga rastet e shumta që në mënyrë informale denoncohen nga qytetarët për abuzimin në administratë, KLSh lutet që këto ankesa  të adresohen pranë tij. Rastet e abuzimit në administratë, ose nga vetë punonjësit e KLSh-së, qytetarët janë të lutur t’i bëjnë prezent pranë këtij institucioni. KLSh garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj. Qëllimi ynë ështe t’u vijmë në ndihmë qytetarëve që të mos kenë frikën e përballjes me institucionet për të cilat paguajnë taksat. Ndaj do t’ju luteshim edhe një herë të na shkruani për çdo problem në kontakt@klsh.org.al.” – thuhet në njoftimin e KLSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *