Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare ish-ministri i Drejtësisë, Thimio Kondi


Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare ish-ministri i Drejtësisë e ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi.

Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1977 ndërsa gjatë karrierës ka ushtruar funksione të ndryshme në sistemin e drejtësisë.

Në vitet 1992-1994, Kondi ka ushtruar detyrën e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në vitet 1997-1999 ka qenë Ministër Drejtësie.

Në vitet 1998-2008, Kondi ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *