Nga Ledian Droboniku
Vendosa ti jap një përgjigje publike, pasi kjo tezë “viktimiste” po qarkullon shumë.
- Populli shqiptar zvarritet në varfëri e mjerim, gjendje kjo që i faturohet kësaj kaste e jo yjeve në qiell.
PD e PS sundojnë me rotacion prej 30 vitesh, duke bërë të #njëjta politika antishqiptare:
deindustralizim, privatizim, kolonizim, papunësi e mjerim, emigrim e shpopullim, dobësim të Shtetit e forcim të pushtetit, mbjellje të dëshpërimit e degradimit social.
- Kjo shprehje “viktimiste” rrjedh nga shprehja tjetër që i kanë ngulur njerëzve në tru si tatu: “Zgjidh të keqen më të vogël (pra opozitën)”. (E keqja në veprim e në potencë, Aristoteli docet)
Ja pse në politikë e keqja është e vogël në opozitë (potenciale), por bëhet e madhe në pushtet (reale).
Prandaj lufta (në vendet normale) bëhet për të mirën e kundër së keqes.
Kurse popujt që bredhin pas të keqes më të vogël, përpëliten pa shpresë e shpëtim.
- (Për ata që duan të thellohen)
Dallimi mes Mesjetës së errët dogmatike dhe Epokës Moderne Iluministe kantiane, kalon nëpërmjet aktivitetit të #Kritikës.
Asgjë nuk duhet t’i shpëtojë Tribunalit të Kritikës, si ajo konditë që eviton qelbjen e shoqërisë dhe siguron rinovimin e saj dialektik e racional.
*****
P.S.
Kritika mbetet më e pakta gjë kundër kësaj kaste, por ajo që VËRTET meritojnë është zvarritja për së gjalli!
E prapë nuk u lahen gjynahet ndaj popullit!