Tajlanda dëshiron të kthejë dhjetëra burgje në destinacione turistike, ka raportuar media vendase, si pjesë e një programi qeveritar i krijuar për t’u siguruar të burgosurve aftësi dhe përvojë pune që ata mund t’i përdorin pas lirimit.
Sipas skemës, të burgosurit do të kryejnë veprimtari për vizitorët, të tilla si konkurs gatimi i quajtur ‘Chefs Behind Bars’ (Kuzhinierët pas hekurave), si dhe duke bërë sende që mund të shiten si suvenire.
Pesë burgje në të gjithë vendin po marrin pjesë në projektin pilot, sipas Bangkok Post. Ministria e Drejtësisë e Tajlandës tha se nëse projekti është i suksesshëm, 72 burgje – që përbëjnë 50 përqind të mjediseve të paraburgimit të vendit – përfundimisht do të kthehen në atraksione turistike.
Ministri i Drejtësisë, Somsak Thepsuthin, vuri në dukje se shumë nga burgjet e vendit janë të vendosur në mënyrë të përshtatshme pranë pikave kryesore turistike, duke i bërë ato destinacione ideale për vizitorët.
Ai tha se nëse burgjet bëhen një hit për publikun, qeveria mund t’i përdorë ato për të promovuar industrinë e turizmit në Tajlandë.
Somsak këmbënguli se nga nisma do të përfitonin edhe të burgosurit, duke argumentuar se ata do të ishin në gjendje të zhvillonin aftësi të vlefshme që mund t’i vinin në përdorim pasi të kishin kryer dënimin.