Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Mesdhe, Greqia, Qiproja, Franca e Italia stërvitje të përbashkët ushtarake


Greqia, Qiproja, Franca dhe Italia kanë nisur ditën e sotme një stërvitje të përbashkët ushtarake në jug të Qipros.

Stërvitja vjen teksa tensionet në Mesdhe mes Turqisë e Greqisë kanë arritur një pikë kritike. “Eunomia” është përcaktuar për t’u zhvilluar nga 26 gushti deri më 28 gusht dhe janë pjesë e bashkëpunimit midis katër vendeve për të adresuar tensionet në rritje në Mesdhe.

Në një deklaratë, Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos tha se ‘nisma synon të tregojë përkushtimin e katër vendeve evropiane të Mesdheut ndaj sundimit të ligjit’. Ndërkohë ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, shkroi në Tëitter se zbatimi i ligjit ndërkombëtar duhet të jetë rregull.

“Mesdheu lindor po kthehet në një zonë tensioni. Respektimi i ligjit ndërkombëtar duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim. Ai nuk duhet të jetë një shesh lojrash për ambiciet e disave.” – shkroi ajo.

Në pjesën e diskutueshme të Mesdheut, Turqia e Greqia kanë dislokuar anijet e luftës pa dhënë shenja tërheqjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *