Vendosni fjalën kyçe....

Zaev dorëzon në Kuvend emrat e 19 ministrave: Brenda javës do kemi qeveri funksionale


Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dorëzuar paraditen e sotme në Kuvend emrat e qeverisë së re të drejtuar prej tij.

Bashkë me emrat ai ka dorëzuar edhe programin e qeverisë ndërsa shoqërohej nga 19 ministrat e përzgjedhur nga LSDM-ja e BDI-ja.

Pas daljes nga Kuvendi, Zaev tha për mediat se pret një debat cilësor në Kuvend duke shtuar se ka besim se nga java që vjen Maqedonia e Veriut do ketë qeveri funksionale.

Sipas marrëveshjes, LSDM-ja do të ketë 11 ministra, BDI-ja 6 ministra, PLD-ja një ministër dhe Besa një ministër.

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Ekonomi, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes, Bojan Mariçiç – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Mila Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Johada Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do  e drejtojë Arijanit Hocha nga Besa, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale, shkruan Tetovasot.

BDI në Qeveri do të ketë gjashtë ministra përkatësish Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit Politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmi Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor, Jeton Shaqiri – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *