Vendosni fjalën kyçe....

91-vjeçari në Vlorë u lidh e më pas u qëllua katër herë me thikë


Hollësi të reja kanë dalë në dritë lidhur me 91-vjeçarin që u gjet i vdekur dje në banesë në Vlorë.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se të moshuarit i është shkaktuar vdekja nga katër plagë thike.

Dyshohet se viktima Seri Petanaj, i cili u gjet i vdekur në lagjen 4 Heronjtë në qytetin bregdetar, është lidhur e më pas është qëlluar me thikë.

Deri tani policia ka marrë në pyetje dhjetëra persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *