Gjykata e Posaçme Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Pronat e këtij të fundit dhe familjarëve të tij u sekuestruan nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas kërkesës së bërë nga SPAK.
Kjo e fundit e kërkoi sekuestrimin pas dyshimeve se Ndroqi nuk kishte burime të mjaftueshme për pasurinë e tij dhe se e kishte vënë atë me veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për 26 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.
Pas sekuestrimit, avokati i Ndroqit deklaroi se të gjitha pronat e Ndroqit janë të ligjshme duke treguar edhe dokumentet përkatëse.
Pas vendimit të Apelit, avokati Alban Qafa ka thënë se gjykata nuk e ka argumentuar vendimin e dhënë sot pasi ‘dyshimet e ngritura janë të bazuara në indicie dhe jo në prova’.
Aktualisht pronat e Ndroqit, ku bën pjesë edhe televizioni Ora News, janë nën administrim shtetëror.