Kryengritësit e Boko Haram akuzohen për vrasjen e më shumë 70 anëtarëve të një komuniteti brenda natës në Nigerinë verilindore, njoftojnë mediat vendase.
Ali Ndume, një senator dhe kryetar i Komitetit të Senatit për Ushtrinë, tha në një program televiziv se grupi terrorist vrau 75 të moshuar në qytetin Gwoza në shtetin Borno.
Ai vuri në dukje se njerëzit e Gwoza-s janë në rrezik për shkak të sulmeve nga grupi terrorist.
Më shumë se 50,000 civilë dhe personeli i sigurisë janë vrarë dhe rreth 3 milionë njerëz janë zhvendosur në dekadën e fundit nga sulmet terroriste të Boko Haram në verilindje të vendit.