Vendosni fjalën kyçe....

Bozdo dhe Spiropali janë gati për pushtet


Pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike Enno Bozdo lajmëroi se forca ku ai bën pjesë po përgatitej seriozisht për tranzicionin e pushtetit nuk ka vonuar që nga kampi tjetër të shpallin ambiecien për një mandat të tretë.

Qeveria është tretur si kripa në ujë dhe në kohën kur pandemia është plotësisht jashtë kontrollit, ekonomia në rënie të lirë, shoqëria që vuan depresionin nga humbja e shpresës, roli i PD-së në ofrimin e zgjidhjeve dhe shpjegimin e alternativës së saj qeverisëse është i pazëvendësueshëm. Në thelb, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, PD-ja po përgatitet seriozisht për tranzicionin e pushtetit dhe ka gati platformën e saj të daljes nga kriza dhe të rindezjes së motorëve të ekonomisë së vendit. Nuk ka më asnjë as edhe një ditë kohë për të humbur. PD-ja mbart sot peshën dhe përgjegjësinë historike të ndryshimit.” – deklaronte Bozdo në një intervistë për Gazeta Shqiptaren.

Ditën e sotme Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh e bindur se Partia Socialiste do shkojë drejt mandatit të tretë.

Bëjmë çfarë themi! Dëshmi e së gjithës mbetet puna dhe premtimet e mbajtura.

Kjo e nxit energjinë e ekipit të PS Qarku Tiranë për më shumë organizim dhe vëmendje ndaj komuniteteve.
Të bindur se fitorja e mandatit të tretë qeverisës është garanci që zhvillimi i Shqipërisë të mos ndalet
”-shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *