Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë në familje, arrestohen tre persona


Tre persona janë arrestuar në vend për vepra të ndryshme penale. Një 46-vjeçar më iniciale D.A., është ndaluar në Elbasan pasi akuzohet se ka kanosur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Një 37-vjeçar është ndaluar në Fier për të njëjtën akuzë. Ai akuzohet se ka dhunuar babain e tij në banesë. Në pranga ka rënë 37-vjeçari me iniciale O.T., banues në Libofshë të Fierit.

Në Memaliaj është ndaluar një 50-vjeçar, banues në Këlcyrë. Ai akuzohet se për kultivim lëndësh narkotike.

Njoftimi 1

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, vihet në pranga 46-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: -D.A., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajë bashkëshortes dhe vajzës së tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi 2

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta. 63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë(thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi 3

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga autori. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë të pabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj ndaluan 50-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *