Skuadrat e Laçit dhe Kukësit janë kualifikuar për në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Laçi mundi me penallti Keshlan nga Azerabajxhani pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.
Nga pikat e bardha të penalltive lojtarët e Kurbinit shënuan të gjithë në rrjetë ndërsa për Keshlan humbja e një penalltie i detyroi të largohen nga kompeticioni.
Në sfidën tjetër mes Kukësit dhe Slavia Sofies triumfues kanë dalë verilindorët me rezultatin 2-1. Për Kukësin shënuan Friday me penallti dhe Cooper dy lojtarë të afruar së fundmi.
Sfidat zhvillohen me një takim për shkak të situatës së pandemisë.
Mw herwt edhe Teuta u kualifikua nw takimin e saj tw zhvilluar me Beitar Jerusalem.