Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i mundshëm i Mesit, tifozët e Barcelonës pushtojnë “Camp Noun” e kërkojnë “kokën” e presidentit (Video)


Një grup tifozësh të zemëruar të Barcelonës pushtuan kompleksin sportiv të klubit duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Shkak për këtë është bërë lajmi për largimin e Lionel Mesit nga klubi. Argjentinasi konsiderohet lojtari më i mirë në historinë e Barcelonës dhe ikja e tij sipas tifozëve është përgjegjësi e presidentit Bartomeu.

‘Pleshti’ luan për katalanasit që në moshën 13-vjeçare por së fundmi marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit janë krisur.

Humbja e kampionatit dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve pas humbjes së turpshme 8-2 ndaj Bajernit e Mynihut duket se e kanë derdhur kupën për sulmuesin, që tashmë ka kërkuar zyrtarisht largimin nga klubi.

Pas eliminimit, klubi shkarkoi trajnerin Setien ndërsa trajneri i ri i ekipit, Koeman, thuhet se ia ka bërë të qartë Mesit se në ekip kanë përfunduar ‘privilegjet’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *