Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, kualifikohen 946


 

Partia Demokratike ka publikuar rezultatet e fazës së parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas njoftimit nga selia blu, nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, janë kualifikuar në fazën e dytë 946 kandidatë të cilët duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit për figurën e integritetin.

Në njoftim bëhet me dije gjithashtu numri i kandidatëve për secilin qark si dhe përbërja gjinore e mosha sipas listave respektive.

Njoftimi

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve, në përfundim të së cilës ka ftuar 946 kandidatë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, që të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin.

Procesi i përzgjedhjes në fazën e parë ka qenë kompleks dhe i vështirë, për shkak të numrit të lartë të kandidaturave cilësore të propozuara nga anëtarët e partisë. Për shkak të një numri limit kandidatësh për çdo degë në fazën e parë, nevojës për ruajtjen e kuotave të përfaqësimit gjinor apo të rinisë, sipas metodologjisë së miratuar paraprakisht nga Komisioni, kanë mbetur pa marrë njoftim në këtë fazë një numër kandidatësh që përmbushnin kriteret formale dhe gëzonin cilësitë e nevojshme formale për përfaqësim politik të Partisë Demokratike.

Kandidatët që nuk janë njoftuar për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit janë përfshirë në listën e kandidatëve që i është shtyrë aprovimi dhe të dhënat e tyre i janë përcjell Sekretariatit të Burimeve Njerëzore të Partisë Demokratike, për t’u përfshirë në databazën e burimeve qeverisëse të Partisë Demokratike.

Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të  përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo nëpunës shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal.

Fazës së dytë të verifikimit, që lidhet me figurën dhe integritetin, do ti nënshtrohen kandidatët që do të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit, të ndarë në qarqe si më poshtë:

Qarku Kukës janë përzgjedhur në fazën e parë 24 kandidatë, nga të cilët janë 6 gra dhe 4 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Dibër, janë përzgjedhur në fazën e parë 26 kandidatë, nga të cilët janë 8 gra dhe 6 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Berat, janë përzgjedhur në fazën e parë 36 kandidatë, nga të cilët janë 10 gra dhe 7 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Gjirokastër, janë përzgjedhur në fazën e parë 37 kandidatë, nga të cilët janë 12 gra dhe 2 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Lezhë, janë përzgjedhur në fazën e parë 56 kandidatë, nga të cilët janë 15 gra dhe 14 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Korçë, janë përzgjedhur në fazën e parë 66 kandidatë, nga të cilët janë 17 gra dhe 15 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Shkodër, janë përzgjedhur në fazën e parë 67 kandidatë, nga të cilët janë 21 gra dhe 16 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Vlorë, janë përzgjedhur në fazën e parë 79 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 18 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Durrës, janë përzgjedhur në fazën e parë 94 kandidatë, nga të cilët janë 19 gra dhe 28 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Fier, janë përzgjedhur në fazën e parë 101 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 30 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Elbasan, janë përzgjedhur në fazën e parë 112 kandidatë, nga të cilët janë 33 gra dhe 23 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Qarku Tiranë, janë përzgjedhur në fazën e parë 248 kandidatë, nga të cilët janë 67gra dhe 55 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të dërgohen për konsultim tek antarësia e Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *