Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti kroat ngre komision për vizitën e Presidentit Milanoviç në Shqipëri, media kroate: U mbajt e fshehtë edhe nga Rama


Komisioni Parlamentar në Kroaci vijon mbledhjen e të dhënave në lidhje me vizitën e presidentit Zoran Milanoviç në datat 12 dhe 13 gusht në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit Rama, shkruan Index.hr.

Deputetët dhe anëtarët e tjerë të komisionit prej 11 personash kanë zbuluar pasaktësi në deklaratat e presidencës në lidhje me këtë vizitë, ku njëherë thuhet se ishte zyrtare dhe shpenzimet u mbuluan nga paratë e taksapaguesve dhe herën tjetër thuhet se ishte private dhe shpenzimet u mbuluan nga vetë Milanoviç.

Duke u nisur nga ky deklarim, ata i kanë kërkuar të dhëna Shqipërisë në lidhje me vizitën në fjalë, të cilën Milanoviç e kreu duke ardhur me një jaht ushtarak të Kroacisë, që më herët e kishte përdorur edhe ish-lideri jugosllav, Tito.

Mediat kroate se vizita e Jovanoviçit nuk është publikuar në asnjë faqe zyrtare në web apo Facebook të presidentit apo edhe të kryeministrit Rama “edhe pse ky i funidt është shumë aktiv në rrjetet sociale”.

Drejtuesja e komisioni, Natasa Novakoviç u shpreh për mediat kroate gjithashtu se komisioni duhet të kuptojë plotësisht nëse vizita e presidentit në Shqipëri, ishte private apo shtetërore.

“Pasi të kuptojmë qartësisht këtë do të sqarohen shumë detaje të tjera”, u shpreh ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *