Vendosni fjalën kyçe....

“Për merita të veçanta në zhvillimin e standarteve policore” – Veliu i jep Hajnajt certifikatën


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu, i ka dorëzuar zv.drejtoreshës së Përgjithshme, Aida Hajnaj, në ditën e fundit të punës në institucionin që drejton një certifikatë vlerësimi.

Certifikata është dhënë për shërbime të dalluara me motivacionin: “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Hajnaj është emëruar drejtoreshë e Byrosë Kombëtare të Hetimit pak kohë më parë.

Veliu ka bërë publike edhe disa ndryshime në kupolën drejtuese të policisë.

Albert Dervishaj, është emëruar zv. drejtori i Përgjithshëm në vend të Hajnajt. Idajet Faskaj është emëruar drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve ndërsa Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *