Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me administratën Trump, dorëhiqet CEO-ja i TikTok-ut


Shefi ekzekutiv i TikTok, Kevin Mayer, ka dhënë dorëheqjen, duke deklaruar se qëllimi i rolit të tij si shefi i platformës për ndarjen e videove ishte më shumë sesa mund të menaxhonte, teksa kompania është përfshirë në një luftë ligjore me Uashingtonin.

Vendimi i tij për të lënë kompaninë vjen disa ditë pasi TikTok ngriti padi kundër administratës Trump mbi një urdhër ekzekutiv që parandalon aplikacionin për ndarjen e videove që të bëjë transaksione biznesi në Shtetet e Bashkuara.

Drejtorja e Përgjithshme, Venessa Pappas, do të bëhet CEO-ja e përkohshme e firmës, sipas Reuters.

TikTok ka konfirmuar largimin e tij, duke theksuar se dimensionet në rritje politike të rolit të tij si CEO kishin ‘ndryshuar ndjeshëm’ përgjegjësitë e tij të përditshme.

ByteDance, që zotëron aplikacionin popullor, tha në një deklaratë se shpreson të zgjidhë shpejt pengesat e biznesit me të cilat përballet në SHBA.

Uashingtoni pretendon se ByteDance në pronësi të Kinës mund të ndajë të dhëna private të përdoruesve me Pekinin dhe përbën një kërcënim të sigurisë kombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *