Vendosni fjalën kyçe....

Rama shqiptarëve në Malin e Zi: Votoni listën shqiptare, forconi partneritetin me presidentin Gjukanoviç


Kryeministri Rama i është bashkuar thirrjes drejtuar shqitarëve në Malin e Zi që të votojnë partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.

Në videomesazhin e publikuar në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë thekson se shqiptarët në Malin e Zi do zgjedhin fatin e tyre në zgjedhjet fundjavës.

Kryeministri bën thirrje për votë të bashkuar të shqiptarëve për listën shqiptare. Njëkohësisht Rama u bën thirrje shqiptarëve në vendin fqinj që të forcojnë partneritetin strategjik me presidentin Milo Gjukanoviç.

“Kjo e dielë 30 gusht nuk është e zakonshëm për vendin ku keni shtëpinë tuaj ku jetoni punoni dhe rrisni fëmijët tuaj. Këtë herë duhet të bëni një zgjedhje me rëndësi të posaçme. Do të zgjidhni me shumë sesa një parti, do zgjidhni për vetë fatin e shqiptarëve në Malin e Zi.

Unë besoj se zgjedhja juaj është e qartë dhe shpresoj që vota juaj të jetë e bashkuar në të njëjtin drejtim që fuqizohen përfaqësimin tuaj në Mal të Zi dhe shkon në harmoni me atë vend që duhet të vazhdoje përpara.

Mbështesni sa më fuqimisht listën shqiptare. Ajo nuk është mbledhje partish shqiptare, por lidh për herë të parë malësinë dhe Ulqinin në një grupim të vetëm dhe lidh shqiptarët në ato treva dhe drejtimin euroatlantik.

Ju mund të mos jeni të madh në numër, por çdo votë peshon më shumë sesa në të gjitha zgjedhjet pas pavarësisë. Roli i faktorit shqiptar ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në zhvillimin e vendit ku ju kontribuoni. Përfshihuni dhe të dielën dilni nga shtëpia për të mbështetur listën shqiptare dhe për të forcuar partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanovuic për një Mal të Zi pro perëndimor dhe demokratik.

I vetëdijshëm për problemet që kanë shqiptarët në Mal të Zi, kryeministri Rama nuk shikon zgjidhje tjetër përveçse mbështetjen e listës shqiptare në partneritet me Presidentin Gjukanovic. E di që ka shumë probleme për të zgjidhur, por ku nuk ka. E di që ka ende shumë për të arritur për shqiptarët në Mal të Zi, po si tjetër mund të arrihet pa atë partneritet strategjik që ju tani e keni ndërtuar. E di që keni shumë kritika për partinë në pushtet atje dhe për liderin e saj, por që të vazhdoni të kritikoni dhe të realizoni akoma më shumë votoni listën shqiptare.” – thotë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *